23:01 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Rahovecit s’ka buxhet për të kompensuar fermerët

Reshjet e mëdha dhe breshëri kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në Komunën e Rahovecit. E rënd e ka pësuar edhe sektori i vreshtarisë ku vlera e dëmit llogaritet të jetë shumë e lartë.

Fermerët të cilët kanë investuar kohë dhe mjete financiare në to, mbetën nën mëshirën e Ministrisë së Bujqësisë që t’i kompensojë, pasi Komuna e Rahovecit nuk ka buxhet për një gjë të tillë.

“Komuna nuk ka buxhet për të kompensuar fermerët, pasi që nga vlerësimet pritet që vlera do të jetë shumë e madhe dhe për këtë, komuna nuk ka buxhet që t’i kompensojë fermerët. Raporti i vlerësimit të dëmeve do të dërgohet në ministrinë Bujqësisë dhe më pastaj mbetet të shihet se a do të kompensohen”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se disa kultura bujqësore janë dëmtuar më shumë, por po presin vlerësimin e komisionit.

Tutje Krasniqi ka thënë se tashmë janë formuar tre komisione dhe po inspektojnë në terren për të dal me një raport lidhur me dëmet e shkaktuara.

“Kryetari i Komunës ka formuar tre komisione dhe anëtarët e këtyre komisioneve përfshi edhe atë të Bujqësisë janë në teren dhe po sa të përfundohet puna, ky komision do të dal me raport të përgjithshëm për dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ndryshe, edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo para disa ditësh ka vizituar Rahovecin, ku është takuar me Kryetarin e Komunës, Smajl Latifin për të biseduar për dëmet e shkaktuara nga breshëri e të reshurat e mëdha.

Ministri Rikalo tha se MBPZHR-ja do të mundohet përmes formave të ndryshme të gjejë modele të përshtatshme dhe pastaj do të vendoset se si të veprohet./Indeksonline/