16:25 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Konjufca: Kemi vetëm dy alternativa për demarkacionin, andaj zgjedhja është shumë e lehtë

Pak para fillimit të seancës, ku pritet të votohet demarkacioni, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka folur para gazetarëve, ku ka thënë se mes dy zgjedhjeve që po u bëhen, ata do të zgjedhin të shpëtojnë territorin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Mendoj se sot jemi përpara një vendimi të rëndësishëm sepse kemi dy alternativa përballë. Njëra të justifikojmë gabimet e Murat Mehës e dyta të shpëtojmë territorin e Kosovës. Sot kemi vetëm këto dy alternativa dhe zgjidhja është shumë e lehtë. Kosova dhe të shpëtojë territorin e vet. Liberalizimi është efekt anësor, andaj nuk ka çka të lidhet me demarkacionin. Unë do e mbroj me çdo kusht integritetin e vendit tim. Ne vetëm mund të jemi spektator të kësaj seance”, tha Konjufca./Indeksonline/