13:22 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Kosovarët s`e ndalin gazin, mbi 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara

Vetëm në 24 orëshin e fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar mbi një mirë tiketa trafiku të shqiptuara.

Ndërsa, gjatë këtyre orëve kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar dhe 21 aksidente pa të lënduar, transmeton Indeksonline.

Njësitet policore gjatë 24 orëve kanë arrestuar 10 persona.

Në mbajtje tani janë 5, kurse në vuajtje të dënimit janë 2.

Ndryshe, në 4-mujorin e parë të këtij viti, 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe kohore, janë regjistruar rreth 5 mijë aksidente, statistika këto të publikuara nga autoritetet e rendit./Indeksonline/