17:32 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018

Nicki Minaj në lidhje me njeriun që ka dosje të frikshme policore

Reperja e famshme ka zbuluar në rrjetet sociale një marrëdhënie të re me një burrë që ka një të kaluar të trazuar prapa tij.

Nicki Minaj dhe Kenneth Pety kanë qenë së bashku për disa muaj.

Kenneth, i njohur më mirë si Zoo, u akuzua për sulme seksual ndaj një vajze 16- vjeçare 20 vjet më parë. Ai u dënua me 18-54 muaj burg, por nuk është i sigurt se sa ka shërbyer.

Në vitin 2006, ai u akuzua për vrasje në tentativë, pas së cilës ai ishte në burg për shtatë vjet.

Nicki, sipas portalit TMZ, tashmë po mendon për fëmijët dhe martesën, dhe tifozët e saj nuk janë aspak të lumtur për shkak të kësaj lidhjeje.

Ajo pohon se lidhja është serioze dhe nuk shqetësohet për të ardhmen, pasi beson se Kenneth është një njeri i mirë.