17:51 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018

Gjenden 15 kilogramë eksploziv në Gazimestan

Në fshatin Mazgit afër Gazimestanit, Forcat e Policisë së Kosovës kanë gjetur rreth 15 kilogramë eksploziv.

Indeksonline më parë raportoi se në rrugë e cila ishte bllokuar, Policia kishte marrë informatën për një mjet të dyshimtë.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, ekipi i policisë ka gjetur eksploziv në sasi prej 15 kilogramë.

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë  është bllokuar që disa orë, derisa Policia po merret me hetimin e rastit./Indeksonline/