17:57 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kosovari shkon për pushime në Dubai, por gjithçka kthehet mbrapsht kur ai pëson aksident (Foto)

Agron B. (34) nga Kantoni i Aargaut, pushimet e tij i kishte paramenduar shumë më ndryshe. Në prill të  vitit të kaluar, ai kishte udhëtuar me bashkëshorten për tetë ditë në Dubai. Përpos shumë rëre e dielli, ai më tepër i gëzohej flyboardit – një sport ujor aventuresk.

Por, gjatë ushtrimit të këtij sporti, ai pëson një aksident të rëndë dhe dërgohet për trajtim në një spital të afërt. Diagnoza: Thyerja e mitrës së qafës.

Për shkak të lëndimit të rëndë, ai ka qëndruar për dy ditë në spital dhe më pas është kthyer në Zvicër. Pasuan shumë terapi psikike e fizike, ndërsa Agroni u lodh mentalisht dhe sot e kësaj dite, ka pasoja nga aksidenti.

Për shkak të ngjarjes, e humbi edhe punën, ka pohuar për “20 Minuten” Agroni, përcjell Albinfo.ch. Për te është më se e qartë: Faji për gjithë këtë qëndron tek instruktori i firmës së sportit, pasi nuk e ka vëzhguar në mënyrë të mjaftueshme dhe nuk e ka paralajmëruar se gjendet afër bregut.

Arbeni i shpëtoi për pak vdekjes së sigurt, ndërsa tani e ka ndërmend ta padisë firmën e sportit ujor. Për momentin, avokatët e tij janë duke i sqaruar mundësitë juridike për një akt të tillë.

Me rrëfimin e tij, ai dëshiron t`i paralajmërojë turistët e tjerë se firma në fjalë shumë pak përkujdeset për sigurinë e pjesëmarrësve në sport, ndërsa qëllimi i tyre është që të marrin sa më shpejt të hollat.

Temat: