19:53 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Krasniqi: Nuk ka ndryshim të marrëveshjes për demarkacion

Nënkryetari i PDK-së, njëherit shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se në arritjen e marrëveshjes së sotme është bërë një punë e madhe nga të gjitha palët e përfshira.

“Ka qenë çështje më shumë tek finesat terminologjike, të gjithë jemi pajtuar që kemi qëllim të përbashkët, edhe LDK-ja edhe partitë e koalicionit. Nga perspektiva e PDK-së dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit kemi thënë se për neve janë të pranuara të dy anët. E rëndësishme për ne është se do të hapen rrugët për qytetarët e Kosovës për të udhëtuar lirshëm. Esencialisht nuk ka ndryshim të marrëveshjes. Bazuar në nenin 7 kanë rikonfirmuar dy presidentët që do të diskutohen dhe do të rishikohet marrëveshje”, tha Krasniqi në një intervistë për RTK-në.

Ai është shprehur optimist që të votohet demarkacionit. “Tani kemi 78 vota të konfirmuara për ratifikimin e demarkacionit. Ne besojmë që ky komunikim që kemi si parterë të koalicionit edhe me deputetet të Listës Serbe, do të kemi lëvizje. Ne besojmë se para se të vijë delegacioni BE-së, në të kemi votën pro Demarkacionit”, tha ai.