21:32 / E Enjte, 17 Maj 2018

Kupa e Botës/ Portugalia zyrtarizon listën me 23 futbollistë, ka befasi (Foto)

Kombëtarja e Portugalisë ka publikuar listën me 23 futbollistë që do të marrin pjesë në Rusi për Kupën e Botës.

Portugalia para disa dite publikoi listën me 35-lojtarë, ndërsa sonte e ka minimizuar në 23-lojtarë, pjesëmarrës në Kampionatin Botëror, shkruan IndeksOnline.

Në këtë listë mungon emri i ish-futbollistit të Manchester Unitedit, Luis Nani si dhe i lojtarit që ia solli titullin e europianit, Eder.

Portugalia në grupin e Botërorit bën pjesë me shtete, si; Spanja, Maroko dhe  Irani./IndeksOnline/