Ky është personi i arrestuar për plagosjen në Gjilan (Foto)
Të dielën e 27 nëntorit, Indeksonline ka raportuar për të shtëna me armë në qendër të qytetit të Gjilanit.
Nga këto të shtëna me armë, i plagosur pati mbetur personi me inicialet B.T, i njohur për redaksinë.
Lidhur me këtë rast Policia kishte arrestuar tre persona të dyshuar. Por i dyshuari kryesor ka qenë në arrati deri tani kur është njoftuar nga policia për arrestimin e tij dhe konfiskimin e disa veturave.
L.U, është i dyshuari kryesor në këtë tentim vrasje, që shkaktoi lëndime të lehta fizike në pjesën e lartë të trupit të viktimës.
Sot të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuari L.U, është një person shumë i njohur për Policinë e Kosovës pasi ka pasur edhe disa raste të tjera, i përfshirë në rrahje dhe të shtëna me armë.
Madje i dyshuari ka qenë prapa grilave edhe në të kaluaren.
Më poshtë Indeksonline u sjell disa fotografi të të dyshuarit në fjalë, që tani akuzohet për të tentim vrasjen e bërë në qendër të Gjilanit./Indeksonline/