15:20 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky kryetar komune falë xhumanë (Foto)

Mytaher Haskuka, kryetari i ri i Prizrenit sot ka kryer një obligim të besimit islam.

Ai bashkë me qytetarët ka shkuar në xhami për të falur xhumanë.

Në një foto të Indeksonline, Haskuka shihet duke u lutur në xhami.

Kujtojmë që pardje Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje mori zyrtarisht mandatin për të qeverisur me Prizrenin katër vitet e ardhshme.

Deri tani këtë komunë e ka udhëhequr Ramadan Muja nga PDK./Indeksonline/