10:18 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kylie Jenner nuk përdor më Snapchat, rrjeti social humb 1.3 miliard dollarë (Foto)

Kylie Jenner përmes një postimi në llogarinë e saj në të cilën ka treguar se nuk do ta përdor rrjetin social “Snapchat”.

Këtë e ka bërë të ditur në “Twitter” duke u arsyetuar se nuk do ta përdor për shkak të ndryshimeve të bëra në këtë rrjet social.

“A ka ndonjë njeri tjetër që nuk e përdor më Snapchat? Apo jam vetëm unë… kjo është e trishtueshme”, ka shkruar ajo.

Kurse thuhet se për shkak të ndryshimeve të fundit ky rrjet social ka humbur përplot 1.3 miliard dollarë./Indeksonline/