14:44 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

“La Gazzetta”: Modric takim me Perezin, insiston transferimin në Inter

Pavarësisht reagimit të Madridit (Modric nuk largohet për më pak se 750 milionë) La Gazzetta dello Sport vazhdon duke thënë se kroati nuk ka ndryshuar mendim dhe është i vendosur ta bindë presidentin e Real Madridit që ta lejojë atë të nënshkruajë për Interin këtë verë.

Sipas informacioneve të gazetës italiane, pritet të bëhet një takim i planifikuar për javën e ardhshme, pasi Modric të kthehet nga pushimet e tij.

Vullneti i lojtarit për të kërkuar sfida të reja dhe synimi i tij për të bindur Perezin janë shpresat e mëdha të Interit në këto momente.

Poashtu edhe gazetari i Calciomercatos, Fabrizio Romano, ka thënë se Luka Modric “po konsideron seriozisht” largimin nga Real Madridi këtë verë. Edhe ai është i bindur se do të mbahetnjë takim javën e ardhshme mes lojtarit dhe presidentit të Real Madridit. /IndeksOnline/

Temat: