22:58 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Lazio barazon në shtëpi, Marseille afër kualifikimit (Video)

Skuadra e Lazios ka barazuar në shtëpi kundër Dinamo Kijevit.

Italianët barazuan 2 me 2 midis “Olimpicos” kundër ekipit nga Ukraina, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Inzaghit i shënuan: Immobile dhe Anderson. Kurse për mysafirët, Tsygankov dhe Moraes.

Fitore arriti edhe skuadra e Marseille, e cila mposhti Athletico Bilbaon me rezultat 3-1.

Golat për ekipin francez i shënuan: Ocampos (2) dhe Pyet. Kurse të vetmin për spanjollët e shënoi Aduriz.

Rezultatet tjera gjatë ndeshjeve të para të 1/8 e finales në Europa Ligë:

Milan 0-2 Arsenal

Atl Madrid 3-0 Lokomotiva e Moskës

Dortmund 1-2 Salzburg

CSKA Moska 0-1 Lyon

Leipzig 2-1 Zenit

Sporting 2-0 Plzen