08:58 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ledri befason fansen për ditëlindje, ja çfarë bëri (Foto)

Reperi i njohur Ledri Vula ka befasuar një fanse të saj e cila festonte ditëlindjen.

Përmes një fotografie në instastory që Vula e ka publikuar mbrëmë vonë, ai shihet se i ka shkuar dikujt në ditëlindje, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për një vogëlushe e cila si duket është simpatizuese e Ledrit.

“Bëni fëmijët të lumtur” është porosia e Ledri Vulës që e ka përçuar përmes kësaj fotografie.

Kjo tregon se reperi i mirënjohur është mjaftë i dashur dhe i kujdesshëm kur bëhet fjalë për fëmijët./Indeksonline/