12:59 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Të gjitha fluturimet nga Aeroporti janë të sigurta

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Aviacioni Civil në Republikën e Kosovës zhvillohet në bazë të ligjeve në fuqi, dhe në pajtim me standardet e ONAC dhe të Bashkimit Evropian.

“Ofrimi i shërbimeve në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës bëhet nga ASHNA dhe nën mbikëqyrje të AAC-së. Të dy këto autoritete janë audituar nga ekspertët e BE-së në kuadër të Marrëveshjes për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ECAA), pjesë e së cilës është edhe Kosova që nga viti 2006”, ka thënë ai.

Prandaj, Ministria e Infrastrukturës e siguron opinionin e gjerë se, të gjitha fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtarë “Adem Jashari” janë të sigurta.

“Është i pavërtetë dhe i pavend lajmi se, KFOR-i i ka marrë përgjegjësitë në kullën e trafikut ajror për shkak të sigurisë. KFOR-i dhe autoritetet vendore kanë kontakte të vazhdueshme dhe raporte të shkëlqyera me qellim të ofrimit sa me të sigurt të shërbimeve në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai./indeksonline/