12:16 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Albin Kurti deklarohet pas marrjes së postit

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë sot zyrtarisht postin e të parit të kësaj Lëvizje.

Në një konferencë për media, Kurti ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje mban një emër që është domethënës dhe është pikërisht Vetëvendosje subjekti që vitin që lamë pas u bë subjekti i parë politikë në vend dhe grupi më i madh parlamentar në Kuvend.

“Qytetarët kanë shumë halle dhe presin shumë prej nesh. Duhet të jemi për qytetarët si në komunat ku qeverisim ashtu edhe në ato ku jemi në pozitë më të vogla por, edhe në nivelin qendror ku ndërrimi i një qeverie është dëshirë e shumicës së qytetarëve. Platforma që kam shfaqur nuk hy në fuqi menjëherë pra veç pse jam bërë kryetarë. Kam marrë vërejtje dhe sygjerime nga anëtarët . Demokraci do të thotë se cilido e ka të drejtën të flasë pra të flasë i pari por jo i fundit.Pas mendimeve dhe opinioneve vijnë dhe përballjet më pas edhe vendimet për shumicën, Zotohem që do ti përmbahem programit të Vetëvendosjes dhe do të punoj e angazhohem me dijen dhe mendimet, me vullnetin dhe dashurinë që kam për Lëvizjen Vetëvendosje pasi kështu kam fituar besimin tuaj pasi jam bindur se jeni më të mirët dhe më të drejtët nga subjektet politike në Kosovë”, ka thënë Kurt./Indeksonline/

 

Temat: