18:07 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Liverpooli ka një plan brilliant për transferimin e yllit të PSG-s

Liverpooli duket se po shijon ditët më të mira në vitet e fundit. Pas një vere të bujshme me transferime dhe pas një fillimi fantastik në Premier Leagie, ”Të Kuqtë” janë duke menduar edhe për verën e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Siç shkruan L’Equipe , Liverpool ia ka vënë syrin yllit të PSG-s, Adrien Rabiot. Por, jo për ta transferuar këtë verë, por verën e ardhshme.

Klubi nga Marseyside dëshiron të presë edhe një vit kur lojtarit i skadon kontrata për ta transferuar me parametro zero. Kështu, Liverpooli dëshiron tani të arrijë marrëveshje me francezin për kushtet personale.

23-vjeçari ka refuzuar vazhdimin e kontratës me parisienët dhe po mendon largimin. Barcelona gjatë kësaj vere e kërkoi me ngulm Rabiotin, por nuk ia doli mbanë./Indeksonline/

Image result for rabiot