15:23 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barcelona po përcjellë tre super mesfushorët

Barcelona i ka dërguar skautët për t’i përcjellur Paul Pogban, Adrien Rabiot dhe Frenkie De Jong në mes javë, gjatë ndeshjeve të Champions Leagues, transmeton Indeksonline.

Barcelona dëshiron që të forcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm dhe përgatitjet kanë filluar që tani. Barcelona vetëm se ka bërë listën prej tre mesfushorëve.  Të tre mesfushorët Barcelonat i kishte kërkuar në verën e fundit por që nuk ja arriti të transferoj njërin.

Pogba arriti që të shkëlqej në ndeshjen e fundit kundër Young Boys, ku shënoj 2 gola dhe bëri një asist. Kurse Rabiot nuk arriti të tregoj shumë kundër Liverpool, ku PSG pësoj humbje. Ndërsa De Jong luajti si mbrojtës me Ajaxin kundër AEK, ku pati një paraqitje mjaft të mirë.

Pogba është opsioni i parë ndërsa De Jong dhe Rabiot janë alternative nëse dështon transferimi i tij. Francezi i Manchester United nuk i ka marrëdhëniet mirë me trajnerin Mourinho. Transferimi i tij katalunasve mund t’i kushtojë mbi 100 milionë./Indeksonline/