11:48 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Barça ka një konkurrent të ri për transferimin e Rabiot

Juventusi, raportohet, se është duke e sfiduar Barcelonën për transferimin e Adrien Rabiot, dhe shpreson se pista, ”Paul Pogba” mund ta lirojë rrugën për mesfushorin francez.

Rabiot mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe trajneri i PSG-s, Thomas Tuchel ka pranuar dje se reprezentuesi francez mund të largohet.

Juventusi është admirues i Rabiot që një kohë të gjatë dhe sipas Tuttosport, ata janë duke e monitoruar situatën e tij nga afër, shkruan IndeksOnline.

Barcelona është më e avansuar në bisedime, por klubi katalunas është i interesuar edhe për Pogban e Manchester Unitedit.

Afati kalimtar në Angli është mbyllur tashmë dhe Man Unitedi është kundër shitjes së Pogbas, por agjenti, Mino Raiola do të mundohet ta bindë klubin që ta lejojnë kalimin e klientit të tij në ”Camp Nou”.

Nëse Barcelona mund të arrijë marrëveshje për ish-anëtarin e Barcelonës, kjo do t’i lironte rrugë kalimit të Rabiot në Juventus./IndeksOnline/

Image result for pogba