19:38 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Llapjanët e terin drogën në tavan (Video)

Në një video material i cili është shfaqur të premten në emisionin “Drejtësia në Kosovë” janë shfaqur pamjet e një aksioni të policisë kundër drogës në rajonin e Podujevës.

Në pamjet e transmetuara shihet një  plantacion marihuanë i cili ka qenë i kamufluar për mos tu parë nga jashtë.

Në pamje të tjera të transmetuara janë shfaqur edhe vendet ku personat e dyshuar e kanë terur qindra bimë narkotike.

Njëri nga pjesëtarët e antidrogës në intervistë për rubrikën policia ka sqaruar se gjatë aksionit janë arrestuar katër persona dy prej të cilëve janë nga Shqipëria.

Temat: