10:15 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018

Therje me thikë në Podujevë, lëndohen dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje paradite në rrugën “Bajram Krasniqi” në Podujevë ka ndodhur një therje me thikë, ku kanë pësuar lëndime dy persona.

“Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pas një mosmarrëveshje në mes tyre janë rrahur mes veti dhe si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarje është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/