20:49 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lopetegui e fton Vinicius Junior, por ka edhe diçka që s’e lë rehat!

Julen Lopetegui ka vendosur të përfshijë Vinícius Junior në listën e skuadrës për ndeshjen e së shtunës kundër Espanyol .

Por, për talentin brazilian nuk ka ende rehati. Trajneri duhet të heqë dy lojtarë nga lista dhe Vinicus mund të ketë fatin e hidhur për këtë.

Jozyrtarisht mësohet se talenti brazilian e ka lutur trajnerin spanjoll që t’i jap shansin për debutim në La Liga.

Reali nesër në orën 20:45 do të luaj ndaj Espanyolit në sfidën e radhës në La Liga./Indeksonline/