19:26 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ecuria e tretë më e dobët e Real Madrid në histori

Real Madrid është në pozitën e nëntë në tabelë me 14 pikë pas 10 ndeshjeve, me katër fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Ata gjithashtu kanë golaverazhin “zero” me 14 gola të shënuar dhe po aq të pranuar, shkruan indeksonline.

Nëse shikojmë historinë e klubit më të trofeshëm në botë atëherë vetëm në dy raste ka qenë më keq se tani.

Pozitë më të keqe të Realit në 10 javët e para kishte trajneri John Benjamin Toshack në sezonin 1999-00 dhe Juan Armet në sezonin 1942-43.

Me Toshack, Reali kishte dy fitore, gjashtë barazime dhe dy humbje dhe ishte në pozitën e 11-të me 12 pikë.

Ndërsa në sezonin 1942-43, kur edhe po zhvillohej Lufta e Dytë Botërore, Reali ishte në vendin e 11-të me 13 pikë (katër fitore, një barazim dhe pesë humbje) dhe liga ishte me vetëm 14 skuadra. /IndeksOnline/