20:23 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lopetegui nuk mërzitet, flet për shkarkimin

Trajneri i Real Madrid, Julen Lopetegui ka folur pas humbjes turpëruese kundër Barcelonës në Camp Nou.

Madrilenët u mposhtën me rezultat 5-1 duke shënuar njërën nga humbjet më të thella në El Clasico, shkruan indeksonline.

Pas kësaj ndeshje ka folur edhe trajneri i Realit i cili nuk ndjehet i rrezikuar përkundër se kampionët e Evropës janë në formën më të dobët të historisë.

“Nuk jam i shqetësuar”, ka thënë Lopetegui pas ndeshjes.

“Mirëpo kam fuqi dhe ende jemi në muajin tetor. Kam besim në këtë skuadër dhe mendoj se e kam fuqinë që të vazhdoj me këtë grup”.

“Ne kishim mundësinë që t’i ndryshojmë gjërat në ndeshje sot. Ishim më të mirë në pjesën e dytë, mirëpo goli i Suarezit për 3-1 i këputi shpresat tona”.

Megjithatë, Lopetegui mund të shkarkohet nga kryesia e klubit dhe zëvëndësuesi i mundshëm i tij ëshët Antonio Conte. /IndeksOnline/

 

 

Temat: