10:43 / E Premte, 13 Korrik 2018

MARCA: James dëshiron të rikthehet në Real Madrid

James Rodriguez e konsideron rikthimin e tij në Real Madrid e poashtu edhe Real Madrid e konsideron rikthimin e kolumbianit, i cili deri më 30 qershor 2019 ka opsionin e blerjes nga Bayern Munich dhe nuk ka asnjë ikje të mundshme drejt skuadrës madrilene.

Por, dëshira James Rodriguez dhe Perez është specifikuar dhe tani Real Madrid duhet të negociojë një marrëveshje me Bayern. Klubi bavarez tashmë ka shprehur dëshirën e tyre për të përdorur opsionin e blerjes që vlen deri më 30 qershor 2019, por kur u bë kjo kontratë, situata në Real Madrid ishte krejt tjetër, me Zidane në stol.

Julen Lopetegui beson se James është një lojtar fitimprurës dhe se mund të luaj në Real Madrid.

Udhëheqësit e Bayern janë më shumë sesa të kënaqur me atë që ofroi ish lojtari i Real Madridit. Në fakt, Rummenigge publikisht falënderoi Carlo Ancelottin për këmbënguljen për nënshkrimin e kolumbianit. Mesfushori sulmues shënoi tetë gola dhe dha 14 asiste në 39 ndeshjet e tij me Bayernin sezonin e kaluar. /IndeksOnline/

Temat: