09:18 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

NBA: LeBron James mposht ish-skuadrën e tij

Vijon momenti negativ i skuadrës kampione të Golden State, që u mund 123-95 në fushën e saj nga Oklahoma. Mungesa e Curry dhe Green vijon të ndihet te skuadra e Warriors, që pësoi humbjen e 4-t radhazi edhe pse Durant realizoi 27 pikë e 14 rebound, mbështetur edhe nga Thompson, po me 27 pikë. Për Oklahomën u dalluan Schroder me 32 pikë, George me 25, Adams me 20 pikë e Westbrook, që realizoi një “triple double” (11 pikë, 11 rebaund e 13 asist).

Skuadra e Lakers mundi 109-105 Cleveland në fushën e këtij të fundit, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, me LeBron James që realizoi 32 pikë e 14 rebound, duke mundur ish-skuadrën e tij. Në sekondat e fundit fiton edhe Houston, që mposhti 126-124 Detroit, ndeshje e hapur deri në fund. Harden ishte shënuesi më i mirë për teksanët, duke realizuar 43 pikë, mbështetur nga Capela me 27 pikë e 15 rebound si dhe Paul me 15 pikë.

New York mposhti Boston 117-109, ndeshje e dominuar nga miqtë, me Burke që e nisi ndeshjen nga stoli, por që ishte shënuesi më i mirë me 29 pikë. Për Celtics u dallua Irving me 22 pikë e 13 asist, por që mbetën për statistikë. Dy gjuajtje të lira të sakta nga ana e Marc Gasol në sekondat e fundit i dhanë fitoren Memphis, që mposhti 104-103 San Antonio. Conley me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për Memphis, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e DeRozan për Spurs.

Fiton edhe Toronto, 124-108 ndaj Atlanta, ndeshje e dominuar nga skuadra kanadeze, që kryeson renditjen në Lindje. Valanciunas me 24 pike 13 rebound si dhe Siakam me 22 pikë bënë diferencën në fushë për Toronto. Vijon paraqitja e mirë e Milwaukee, që mundi 143-100 Portland, ndeshje e dominuar nga vendasit, me Antetokounmpko që realizoi 33 pikë e 16 rebaound.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Indiana, 127-109

Philadelphia – New Orleans, 121-120

Atlanta – Toronto, 108-124

Boston – New York, 109-117

Chicago – Phoenix, 124-116

Cleveland – Lakers, 105-109

Houston – Detroit, 126-124

Milwaukee – Portland, 143-100

Minnesota – Denver, 101-103

Dallas – Brooklyn, 119-113

San Antonio – Memphis, 103-104

Utah Jazz – Sacramento, 110-119

Golden State – Oklahoma, 95-123