17:11 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Matic zbulon mesazhin e Mourinhos (Foto)

Ish-lojtari i Bluve të Londrës, Nemanja Matic ka zbuluar se çfarë i ka shkruar Jose Mourinho gjatë fitores së Manchester United ndaj Chelsea-t.

Zëvendësuesi Eric Bailly i dha një shënim mesfushorit serb nga trajneri teksa u fut në fushë në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Matic ka postuar një foto në Instagram dhe ka zbuluar për të tjerët se çfarë i shkroi Mourinho.

“Ke tre ditë pushim”, shkruhet në letrën që ia dha trajneri portugez gjatë takimit.

Skuadra e Chelseat u mposht 2 me 1 në “Old Trafford”, me golat e shënuar nga Lingard dhe Lukaku – kurse të vetmin për londinezët e shënoi Willian./IndeksOnline/