19:13 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbeturinat e ndërtimeve e mbulojnë këtë lagje të Prishtinës (Foto)

Bërlloku e ka mbuluar një pjesë të lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Kjo krejt falë ndërtimeve që po ndodhin në këtë pjesë të kryeqytetit.

Indeksonline ka siguruar pamje të katrahurës në “Arbëri”, ku shihet sasi e shumtë e mbeturinave që janë hedhur pas ndërtimeve në këtë zonë.

Krejt afër këtyre mbeturinave që janë hedhur ilegalisht, gjenden edhe shtëpitë e banuara./Indeksonline/