11:47 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mbrëmë një, sot tjetri, në të njëjtin vend dy aksidente në Istog (Foto)

Në Istog kanë ndodhur dy aksidente në pak orë. Mbrëmë një veturë luksoze ka dalur nga rruga duke përfunduar në livadh në hyrje të Istogu, konkretisht në fshatin Drogolefc.

Sot në orët e para të mëngjesit në të njëjtin vend ka ndodhur një aksident tjetër.

Një veturë e tipit Golf 2 ka humbur kontrollën në tejkalim duke dalur poashtu jashtë rruge.

Në të dy aksidentet raportohet vetëm për dëme materiale./Indeksonline/