10:14 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vetëm dje 58 aksidente trafiku, 25 persona të lënduar

Gjatë ditës së djeshme në Republikën e Kosovës kanë ndodhur 58 aksidente komunikacioni.

Si pasojë e tyre, 25 persona kanë mbetur të lënduar kurse 33 aksidente janë pa pasoja në njerëz.

Kurse, tiketa trafiku janë shqiptuar 894 të tilla, 19 persona janë arrestuar, tetë prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, një person ka ndrruar jetë pasi nuk arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra në aksidentin e ditës së djeshme në rrugën rajonale Podujevë – Kërrpimeh, saktësisht në fshatin Peran. /Indeksonline/