23:17 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Mësoni disa ushqime që ndihmojnë flokët të rriten më shpejt

Shumica e njerëzve kujdesen shumë për flokët e tyre. Kjo është arsyeja pse është kaq shkatërruese, kur prisni flokët në mënyrën e gabuar dhe pastaj mezi prisni të rriten, sa më parë të jetë e mundur. Ka dhe raste, kur thjesht dëshironi që të keni flokë më të gjatë dhe kërkoni një mënyrë të sigurt dhe efektive për rritjen e shpejtë të flokëve. Lajmi i mirë është se ka disa ushqime, që mund të ndihmojnë në rritjen e shpejtë të flokëve.

1.Salmoni

Salmoni është plot me vitamina dhe ushqyes, që ndihmojnë në rritjen e flokëve, duke filluar me vitaminën D (e cila mund të ndihmojë gjithashtu për të shmangur depresionin sezonal) dhe proteina (të cilat mund të ndihmojnë të largoni dëshirën për artikuj ushqimorë jo të shëndetshëm). Salmoni gjithashtu përmban acide yndyrore omega-3, të cilët janë të lidhur me shëndetin e mirë të zemrës dhe funksionalitetin e trurit. Jo vetëm kaq, por acidet yndyrore omega-3 mund të nxisin rritjen e flokëve.

2. Specat e verdhë

Kur fillon i ftohti, si shumica e njerëzve edhe ju ndoshta kërkoni të merrni më shumë vitaminë C. Kjo do të thotë se konsumoni përshembull portokaj. Por, specat e verdhë, në të vërtetë përmbajnë më shumë vitaminë C se sa portokalli. Dhe vitamina C nuk ndihmon vetëm për të luftuar ftohjet, por është gjithashtu e dobishme në forcimin e flokëve. Kjo do të thotë se një dietë e pasur në vitamina C parandalon këputjen dhe humbjen e flokëve. Duke konsumuar vitaminë C, flokët tuaj do të jenë të plotë dhe të shëndetshëm.

3. Gocat e detit

Nuk janë vetëm të shijshme, por ndihmojnë në shëndetin e flokëve dhe në rritjen e tyre. Kjo për shkak se gocat e detit përmbajnë shumë zink, që mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së flokëve dhe të problemeve shëndetësore të skalpit të kokës.

4. Vezët

Vezët janë të shëndetshme për një sërë arsyesh. Së pari, ato përmbajnë shumë proteina, të cilat mund t’iu ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore dhe për t’iu mbajtur larg nga produktet ushqimore të pashëndetshme. Por vezët gjithashtu përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilët mund të nxisin rritjen e flokëve dhe të ruajnë yndyrën e përshtatshme të flokëve. Përtej kësaj, vezët përmbajnë biotinë, që gjithashtu mund të ndihmojë rritjen e flokëve.

5. Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit. Jo vetëm që janë të shijshme, por ato janë plot me vitamina të shëndetshme dhe ushqyesve. Ato kanë shumë beta karroten dhe vitaminë A. Ky kombinim mund të ndihmojë të keni flokë dhe skalp koke të shëndetshëm dhe të nxisë rritjen e flokëve. Ka shumë mënyra se si t’i gatuani patatet e ëmbla. Vetëm sigurohuni që të mos e teproni me kripën.

6. Avokadot

Kur është fjala për ushqimin, avocados janë të shkëlqyera. Ato janë plot acide yndyrore esenciale, që mund të ndihmojnë për ta mbajtur lëkurën të butë dhe elastike. Ato ndihmojnë për të rritur flokë dhe nuk është e thënë që thjesht të hani avokado, për të arritur diçka të tillë. Ekspertët rekomandojnë përzierjen e një avokadoje të vogël me salcë kosi dhe aplikimin e kësaj përzierjeje direkt në flokët e kokës. Një përzierje e tillë mund të ndihmojë në largimin e lëkurës së vdekur dhe nxit rritjen e flokëve

7. Bajamet

Bajame janë plot me yndyrna të shëndetshme dhe proteina. Këta ushqyes mund të ndihmojnë në parandalimin e çrregullimit të të ushqyerit dhe në zakone të të shëndetshme të të ngrënit. Bajamet janë gjithashtu të mira për rritjen e flokëve. Kjo për shkak se përmbajnë biotin. Për të parë rezultatet, hani një grusht bajamesh çdo ditë, për dy muaj.

8. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit, sidomos ekstra i virgjër, është bërë një nga vajrat më të njohur në botë për gatim. Dhe nuk është çudi! Ndryshe nga vajrat e tjerë, si ai i perimeve ose vaji i kikirikut, ai është plot acide yndyrore esenciale, që i bëjnë mirë shëndetit të zemrës. Por vaji i ullirit është gjithashtu shumë i mirë për flokët. Për më tepër, vetitë e tij anti-inflamatore mund të qetësojnë skalpin e kokës dhe të parandalojnë acarimin e lëkurës. Vetëm duhet pasur parasysh që ta aplikoni direkt në kokë.

Temat: