17:50 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ministri Hasani tejet i lumtur në krahët e bashkëshortes (Foto)

Sigurisht që vikendi është pjesa më e mirë e javës. Në këto dy ditë të gjithë kalojnë momente pushimi e relaksi me personat më të dashur, e sidomos në stinën e dimrit kur bora zbardh bjeshkët tona.


E këtë vikend pranë bashkëshortes e kaloi edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Ai në rrjetin e tij social Facebook ka postuar një selfie ku shihet me shoqen e tij të jetës, Arbenitën. Ndërsa çifti po duken tejet të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Ndryshe çifti janë prindër të katër fëmijëve të mrekullueshëm, tri vajzave dhe një djali./Indeksonline/