75 Mall Live Search
17:10 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hasani: Kosova të tërhiqet nga CEFTA, pësuam vetëm humbje

Bajram Hasani, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka propozuar që Kosova të tërhiqet nga marrëveshja e CEFTA-s.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se asnjëherë në këtë organizatë Kosova s’është trajtuar e barabartë dhe ka pësuar vetëm humbje, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Hasanit:

Kosova të tërhiqet nga CEFTA

Pas zhvillimeve të fundit në vend përkitazi me raportet tregtare me Serbinë dhe Bosnjën dhe dëmet e shkaktuara nga shtetet anëtare të CEFTA’s të cilat se kanë njohur vendin tonë, mendoj se është koha e fundit që Kosova të tërhiqet nga kjo marrëveshje, sepse sot juridikisht jemi tëpërfaqësuar si UNMIK.

Këto shtete janë përfituesit kryesor, ndërsa Kosova ka pësuar vetëm humbje dhe kurrë nuk jemi trajtuar të barabartë.

Rikthimi i mundshëm në CEFTA do të mund të bëhej vetëm nëse përfaqësohemi si Republika e Kosovës dhe jo si UNMIK.