18:09 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mblidhen Zeka, Pajaziti dhe ish-ministri Hasani, biseduan për idenë e Thaçit dhe Hazirit për Luginën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani janë mbledhur në të njëjtin vend.

Ata po qëndrojnë në Gjilan, por jo vetëm kaq.

Sipas një postimi në Facebook nga Zeka, thuhet se po diskutojnë për idetë e presidentit Hashim Thaçi dhe të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri rreth Luginës, transmeton Indeksonline.

Pra, Zeka ka ritheksuar se ideja për korrigjimin e kufirit të Kosovës, u bë nga dyshja Thaçi dhe Haziri./Indeksonline/