11:03 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Mitrovicë, tenton të thyejë banesën, gjuan me armë në drejtim të derës

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër, shtetase e huaj, ka raportuar se gjersa ka qenë duke hyrë në banesën e saj në Mitrovicë, së bashku me partnerin e saj, një person i dyshuar ka tentuar që të hyjë në banesën e saj dhe në pamundësi nga frustrimi i njëjti ka shtënë me armë zjarrit në derën e saj.

Policia njofton se nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkaq, njësitë e Forenzikës në vendngjarje kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të kal. 7.65 mm. Nuk raportohet për të arrestuar./Indeksonline/

Temat: