21:08 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Morata takohet me drejtuesit e Juventusit, afër marrëveshja (Foto)

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është fotografuar sot së bashku me agjentin e tij dhe drejtorin e Juventusit.

Morata është pranë largimit nga Blutë e Londrës dhe siç duket e ardhmja e tij do të jetë Italia, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi spanjoll është takuar gjatë ditës së sotme me drejtorin e sportit të Juventusit, Fabio Paratici. Së bashku me lojtarin ishte edhe agjenti i tij, Bozzo.

Morata kaloi dy vite në Juventus, para se Real Madridi ta rikthenin atë në vitin 2016. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Madridin, para se Chelsea ta blinte në verën e kaluar.

Spanjolli shënoi vetëm 15 gola dhe së fundmi humbi edhe vendin startues ndaj Olivier Giroud./IndeksOnline/