Sonte Europa League, Milani në Greqi për “trenin” e fundit
Sonte zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Europa League.
Ndeshja më e rëndësishme do të jetë në Greqi ajo në mes të Olympiacos dhe AC Milan.
Rosonerët ende nuk e kanë siguruar kualifikimin dhe çdo humbje me dy gola disavantazh do të thotë eleminim.
Chelsea është mysafir i MOL Vidi. Blutë e Londrës e kanë siguruar kualifikimin si lider të padiskutueshëm të grupit.
Arsenali pret Qarabagun. Skuadra e Emery do të luaj vetëm për të mbajtur vendin e parë pasi që kualifikimin e ka të sigurt. /IndeksOnline/