Barazim dramatik në Hungari, por Chelsea kalon tutje
Chelsea e ka mbyllur me barazim fazën e grupeve në Europa League.
Skuadra e Maurizio Sarrit, është kualifikuar në fazën tjetër, pas 5 fitoreve dhe 1 barazimi, në 6 ndeshje të zhvilluara.
Sot, ”Të Kaltërit” e mbyllën këtë fazë me barazim 2-2 ndaj MOL Vidit në Hungari, transmeton IndeksOnline.
Golat për mysafirët i shënuan Willian dhe Olivier Giroud, teksa për vendasit shënuan Nego dhe një autogol i Ampadu.
Përveç Chelseat, edhe BATE Borisov është kualifikuar nga Grupi I, me 9 pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Vidi dhe PAOK janë eliminuar nga Europa League./IndeksOnline/