12:11 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Mos bëni fushatë, s’ka zgjedhje sivjet”

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica, u ka thënë kolegëve të tij të mos bëjnë fushatë gjatë fjalimeve të tyre sepse sivjet nuk do të ketë zgjedhje.

“Nëse e keni qëllimin për të bërë fushatë, nuk ka zgjedhje sivjet, ta keni parasysh të gjithë”, ka thënë deputeti Reçica.

“Nuk janë vetëm dy parti opozitare këtu, por ka edhe një parti tjetër opozitare nuk është konsultuar fare e gjithashtu janë edhe grupet parlamentare të pozitës. do të duhej të diskutohej me të gjithë nëse dojmë të ndryshojmë diçka”, ka shtuar ai, duke hedh kritika ndaj opozitës për mosharmonizim të një rezolute e cila nuk u arrit të votohet fare në Kuvend.