09:30 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i PDK-së jep vlerësimin e tij se pse kishte presion që mos të bëhet ushtria!

Evoluimi i Forcës së Sigurisë sëKosovës në Forca të Armatosura të Kosovës është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg është deklaruar kundër transformimit, duke konsideruar se mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike.

Megjithatë, deputeti i Kuvendittë Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica thotë se përkundër deklaratave të kreut të Aleancës Veriatlantike, deputetët nuk kanë ndërruar qëndrim.

“Qëndrimi i PDK-së është i qartë, PDK e ka mbështetur që në lexim të parë. Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë pau koordinuar me shtetet tjera të NATO-s. Kosova nuk është e interesuar ose egatshme të shkojë në kundërshtim ose kundër interesave të shteteve mike. Ju edini që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pas një takim me sekretarine përgjithshëm të NATO-s me të cilin edhe ja diskutuar për këtë çështje. MirëpoPDK nuk ka ndërruar qëndrim, do të përkrahë transformimin e FSK-së tutje”, kathënë Reçica në një bisedë për Indeksonline.

Nga ana e tij, Reçica shprehet i bindur se transformimi i FSK-së do të përkrahet nga të gjitha partitë tjera.

“Unë besojë shumë dhe jam optimist se sa i përket transformimit të FSK-së në Ushtri do të gjejmë gjuhë të përbashkët.”, ka theksuar tutje ai.

Reçica ka vënë në dukje faktin se kohën e fundit dukshëm ka pas presion për të shtyrë votimin e këtij ligji.

“Realisht është një lloj presioni për ta shtyrë votimin e këtij ligji duke u bazuar në kuadër të asaj që janë ashpërsuar edhe deklaratat. Por po e përsërisë që çdo vendim është i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, dhe që Forcat e Armatosura të Kosovës të jenë pjesë integruese e NATO-s”, konsideron deputeti Reçica.

Nga ana e tij edhe shefi iQeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe nëse nuk pajtohen të tjerët mevendimin për Ushtrinë, Kosova është vend sovran dhe vendimet i takon të merrvendime. /Indeksonline/