11:07 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Mos e bëni uptade iPhone-in, IOS 11.3 po do t’ua thyej telefonin!  

Versioni i ri i sistemit operativ tw Apple iOS 11.3 po thyen ekranet e iPhone-ve si bashkë me to zemrat e përdoruesve të tyre.

Nëse keni një ekran të riparuar ose të ndërruar, versioni i ri IOS 11.3 do t’ua shukë telefonin deri sa të blini në ekran të licencuar nga Apple, raporton Metro.uk, transmeton Indeksonline.

E në vendet ku nuk ka dyqane të licencuara nga Apple, i bie që nuk ka shpëtim për iPhone-t që e kanë të ndërruar ekranin.

Kështu që kushdo që e ka të ndërruar ekranin më mirë të mos e bëjë update-at e reja ose versionin IOS 11.3. /Indeksonline/

Temat: