09:15 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Moti në Shqipëri, shi në zonat malore e diell në bregdet

E gjithë dita paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët në zonat malore si dhe rrebeshe shiu në juglindje.

Edhe pasditja mbetet me vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar bregdetin ku vijojnë kthjellimet me vranësira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, ndërsa një rënie të lehtë sjell mesdita por ruhet maksimumi i 37 Gradëve.

Temat: