11:07 / E Hënë, 23 Prill 2018 / indeksADMonline

Motivuese! Aktivisti i VV-së tregohet i vendosur, humb 38 kilogram brenda 3 muajve (Foto)

Humbja e peshës kërkon motiv dhe angazhim të madh.

Mirëpo, ka persona të cilët me vendosmëri edhe e arrijnë këtë gjë.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti ka arritur të humbë plot 38 kilogram, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë publike vet ai, duke postuar një fotografi para dhe pas.

Madje, ai tregon se 38 kilogram ai i ka humbur për vetëm 3 muaj, ku edhe vërehet qartë ndryshimi i madh./Indeksonline/