23:43 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018

Mourinho: Nuk më interesojnë statistikat

Manchester United dhe Sevilla barazuan pa gola në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i skuadrës angleze ka thënë se rezultati ishte real, pavarësisht se spanjollët gjuajtën 25 herë portën e tyre.

“Nuk jam i lehtësuar se nuk humbëm. Statistikat janë ato që janë, por ju mund të keni 15 goditje, ku 13 prej tyre janë vetëm për statistika. Ndjej se rezultati është ashtu siç ishte ndeshja”, tha Mourinho pas ndeshjes. /IndeksOnline/