11:10 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / k.v

Mungesa e vitaminës D shkak i sëmundjes së mushkërive

Marrja e vitaminës D, që kryesisht vjen nga rrezet e diellit është i lidhur me shumë aspekte të rëndësishme të shëndetit. Hulumtimet e fundit kanë gjetur edhe një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe sëmundjes intersticionale të mushkërive.

Njerëzit me mungesë të vitaminës D mund të jenë pa dashur të ekspozuar ndaj sëmundjeve të mushkërive, sugjerojnë hulumtuesit.

Sëmundja intersticiale e mushkërive (ILD) i referohet një sërë problemesh serioze të mushkërive që ndikojnë në funksionin e këtij organi respirator, transmeton Indeksonline.

Këto probleme përkeqësohen lehtësisht dhe mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme që shkurtojnë jetëgjatësinë e një personi.

Shkencëtarët shpresojnë se do të jenë në gjendje të identifikojnë masat e mundshme preventive që mund të zbatohen mjaft lehtë.

Rezultatet e këtij studimi u botuan dje në revistën “Nutrition”./Indeksonline/