13:39 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Munishi: Futbolli nuk e do “shtëpinë”, po shkon në “garsoniere”

Anglezët ishin shumë entuziast se më në fund Kupa e Botës do të shkonte në tokën e tyre, ose në “shtëpi” siç kanë qejf ta quajnë.

Megjithatë, Kroacia, një shtet i vogël nga Ballkani i bëri që shpikësit e futbollit të vazhdojnë pritjen e gjatë të paktën edhe katër vjet, shkruan indeksonline.

Për këtë sukses të kroatëve ka folur edhe njëri nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit kosovar.

Ismet Munishi i cili ka qenë shumë i suksesshëm me prognozat e tij për këtë Kampionat ka thënë se Kroacia është një shembull për tu ndjekur nga vendet e vogla.

“Futbolli po kerkon banese te vogel garsoniere , nuk po shkone ne shtepi. Kroacia ne historine e futbollit do te jet shembull per tu ndjekur nga vendet e ,,vogla,, . Futboll have no home, because futboll its home”, ka shruar Munishi. /IndeksOnline/