17:08 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Ndër të aksidentuarat e djeshme: Shoferi ishte pak shpejtë, e humbi drejtimin (Video)

Në autobusin e aksidentuar dje në Pejë ishte edhe Rahime Shabani nga Ferizaj, e cila po vazhdon ende të jetë të shtrirë në spitali. Ajo thotë se deri tek aksidenti erdhi si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Shabani nga ky aksident ka lënduar brinjët, ndërsa, tregon se mjekët e kanë këshilluar që të vazhdojë me terapinë e përcaktuar.

Ajo tregon se si ndodhi aksidenti.

“E humbi drejtimin [shoferi i autobusit, V.J]. Pak ishte shpejtë dhe në kthesë. Ishte duke u rrokullisur por hyri në një mal aty”, thotë Shabani.

Ndryshe, aksidenti i djeshëm sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në orës 13:40 në rrugën Istog -Pejë, gjegjësisht në fshatin Jabllanicë e vogël, në vendin e quajtur ”Dydesh”.

Në këtë aksident ishte i përfshirë një minibus i tipit Iveco me targa të regjistrimit vendor dhe në të ishin gra të cilat ishin nisur në një eskurzion.