09:12 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndërrohet flamuri në hyrje të Prishtinës! (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akutorizuar ministrin e Administriatës Publike Mahir Yagcilar, për vendosjen e flamurit Kombëtar Shqiptar në hyrje të qytetit të Prishtinës, më saktësisht të rrethrrotullimi.

Kështu ka bërë të ditur për një burim i mirëinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, brenda pak çastesh pritet zëvendësimi i flamurit shtetëror me atë kombëtar.

Këtë vendim Kryeministri Haradinaj, e ka marrë sot.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë edhe vendimin në fjalë të cilin mund ta shihni më poshtë.

Ndryshe, zëvendësimi i flamurit Kombëtar me atë shtetëror ka ngjallur debat të madh në opinon. Madje disa qytetarë edhe kanë protestuar në shenjë pakënaqësie.

Temat: