08:26 / E Premte, 26 Prill 2024 / L K

Aksident zinxhiror në Prishtinë, përfshihen 4 vetura

Një aksident trafiku zinxhiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Veternik të Prishtinës.

Në aksident u përfshinë katër vetura.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet ende për të lënduar, përcjell IndeksOnline.