15:22 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ndeshja e Shaqirit me shokë do të transmetohet bardh e zi

Miqësorja e ditës së nesërme mes Anglisë dhe Zvicrës do të jetë e veçantë për sa i përket transmetimit në televizion. Sipas asaj që njofton “Sky Sport” takimi do të transmetohet në bardhezi.

Bëhet fjalë vetëm për fillim e takimit, ekzaktësisht 25 sekondat e para. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Leicesterit, “King Power”.

E gjitha kjo bëhet për të mbështetur një fushatë të “Kick Out” që është një organizatë kundër racizmit e krijuar që në 1993 nga federata angleze, shoqata e futbollistëve anglezë dhe disa organizata të tjera që kanë në bazë të drejtat e njeriut.

Në 25 vite kjo fushatë ka kryer shumë aktivitete me qëllim edukimin e fëmijëve për të ulur incidente të diskriminimit racor.